BSPK: Greva po vazhdon të zhvillohet, ndërhyrja e Qeverisë është joligjore

Ndërhyrja e Qeverisë në rrjedhën e grevës, për BSPK-në po konsiderohet joligjore. Andaj, sipas BSPK-së, tërheqja nga greva nuk do të ndodhë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se greva e përgjithshme po vazhdon të zhvillohet pa probleme, sipas rregullave dhe normave ligjore.

Përmes një komunikate për media, thuhet se greva është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale.

“Greva e përgjithshme është duke u zhvilluar, dhe është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja e Qeverisë në rrjedhën e grevës, për BSPK-në po konsiderohet joligjore.

Andaj sipas BSPK-së, tërheqja nga greva nuk do të ndodhë.

“Ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë. Të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë”, vijon njoftimi.

Grevat në shkolla

Megjithatë, BSPK-ja është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë.

“Është ligji ai që të punësuarit grevistë ia jep këtë të drejtë, e cila nuk duhet t’i cenohet e as që mund t’i cenohet dhe as t’i merret nga askush e aq më pak nga Partneri ynë Social – Qeveria e cila e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u dalë krah veprimeve ligjore duke e krijuar mjedisin e duhur dhe të shëndetshëm për funksionimin normal e ligjor të shoqërisë”.

Në njoftimin e BSPK-së, thuhet se është ligji ai i cili të punësuarin e detyron të përdorë dhe të organizojë grevën si mjetin e fundit të presionit sindikal sa herë që dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit me mjete të tjera ligjore.

“Të punësuarit grevistë i shtjerrën të gjitha mjetet e presionit sindikal dhe gjatë këtij rrugëtimi edhe u shpërfillën dhe nuk u morën e nuk u pranuan seriozisht kërkesat e tyre të arsyeshme e ligjore”.

“Qeveria dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ulen në tavolinën e dialogimit social dhe e gjejnë zgjidhjen e duhur dhe rrugën e duhur për plotësimin e kërkesave të të punësuarve grevistë”.

Kryeministri Kurti ka reaguar për grevat që janë duke u mbajtur në sektorin e arsimit.

Ai ka thënë  “shkolla nuk bën të bojkotohet, duhet ta ketë mësuesin dhe nxënësin, për të cilin e drejtë elementare është mësimi”.

I pari i qeverisë ka shtuar se nuk mund të kompensohet një ditë e mësimit, e cila humbet prandaj, në asnjë mënyrë nuk duhet bojkotohet mësimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika