BSPK: Takimi me presidenten është konsultativ, greva ndalet vetëm përmes dialogut social me qeverinë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka dalë me një njoftim ku thuhet se greva ndalet vetëm përmes dialogut social me Qeverinë e Kosovës

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka bërë të ditur se takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë vetëm për të shikuar mundësinë e hapjes së dialogut social me partnerët socialë dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

“Sot, më 6 shtator 2022, e martë, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se takimet konsultative të Kryetarit të BSPK-së me të gjithë ata që e duan zgjidhjen nëpërmjet dialogut social, si edhe takimi konsultativ me Presidenten është vetëm gjetja e rrugës së duhur për hapjen e dialogut të duhur social ndërmjet partnerëve socialë dhe jo diçka tjetër siç jepet, a siç do të dëshironin të ishte nga ata që përhapin informacione jo të sakta”, thuhet në komunikatën e BPSK-së.

E vetmja mënyrë për të dalë nga greva, sipas BSPK-së, është përmes dialogut social me Qeverinë e Kosovës.

“Prandaj duam edhe njëherë t’ia përcjellim opinionit të gjerë se e vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga Greva e Përgjithshme është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe jo format e tjera të komunikimit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Greva e organizuar nga BSPK-ja ka filluar nga data 25 gusht e këtij viti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika