Luftimet në Ukrainë janë aktualisht në bllokim pasi as Ukraina e as Rusia nuk mund të bëjnë përparime të rëndësishme, kështu ka thënë kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov.
Gjersa, ka shtuar se Kievi po pret për armë më të avancuara nga aleatët perëndimorë.
“Situata thjesht është bllokuar”, ka thënë Budanov për BBC.
Pasi trupat ukrainase rimorën qytetin jugor të Khersonit në nëntor, shumica e betejave më të ashpra kanë qenë rreth Bakhmutit, në rajonin lindor të Donetskut.
Diku tjetër, forcat ruse duket se janë në mbrojtje, ndërsa dimri ka ngadalësuar ritmin e operacioneve tokësore të Ukrainës përgjatë vijës së frontit prej 1000 km.
Budakov ka shtuar se Rusia është tashmë në qorrsokak, duke pësuar humbje shumë të rëndësishme dhe ai besonte se Kremlini kishte vendosur të shpallte një mobilizim tjetër të rekrutëve.
“Ne nuk mund t’i mposhtim ata në të gjitha drejtimet në mënyrë gjithëpërfshirëse. As ata nuk munden. Ne po presim me padurim furnizimet e reja të armëve dhe ardhjen e armëve më të avancuara”, ka thënë ai.
Budanov ndër të tjera, hodhi poshtë aktivitetet e Rusisë në Bjellorusi, duke përfshirë lëvizjen e mijëra trupave, si përpjekje për ta bërë Ukrainën të devijojë trupat nga fushat e betejës në jug dhe lindje në veri.
Budanov është shprehur i bindur se Ukraina do të rimarrë përfundimisht të gjithë territorin tani nën okupim, duke përfshirë Krimenë, gadishullin që Rusia pushtoi në 2013.