Bugajski: Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka reaguar për ngjarjen e së dielës në veri të Kosovës, ku një grup terrorist sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa u lënduan

Janusz Bugajski

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka reaguar për ngjarjen e së dielës në veri të Kosovës, ku një grup terrorist sulmuan Policinë e Kosovës, e për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa u lënduan.

Bugajski duke iu referuar presidentit Aleksandër Vuçiq, është shprehur se “Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë“.

Për më tepër, Bugajski ka bërë thirrje që ndaj Serbisë BE-ja e SHBA-ja të ndërpresin ndihmat financiare derisa Serbia të pranojë realitetin.

Tutje, Bugajski theksoi se trupat e NATO-s duhet vendosur në kufi dhe të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë.

“Nëse Serbia nuk mund ta njohë realitetin, atëherë BE-ja dhe SHBA-ja duhet të ndërpresin ndihmën financiare, të vendosin trupat e NATO-s në kufi dhe të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë. Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë“, është shprehur Bugajski.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika