Bugajski: Termi “normalizim” është mashtrues, për Beogradin nënkupton mosnjohjen e Kosovës

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, ka thënë se termi “normalizim” i konvenon Serbisë dhe si i tillë është “mashtrues”

Janusz Bugajski





Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, teksa ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave, ka thënë se termi “normalizim” është normale për Beogradin pasi nëpërmjet tij legjitimohet mos-njohja e Kosovës.

Bugajski në një postim në Twitter ka shkruar se pa barazi të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të shuajnë pafundësisht zjarre.

“‘Normalizim’ është një term mashtrues. Për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë”.

Ky reagim i tij vjen pas një postimi të këshilltari special të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderoj për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, kishte shkruar Chollet pas bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika