Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do ta vizitojë Kosovën të premten e 26 majit, me ç’rast do të takojë krerët e shtetit.
Takimet e tij me figurat politike të vendit, ministri Osmani do t’i nisë me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me fillim nga ora 9:00. Pas këtij takimi, pritet që të mbahet një konferencë për media.
Ndërkaq, takime të ndara do të ketë edhe me presidenten e Republikës së Kosovës me fillim nga ora 10:25, në kabinetin e presidentes.
Më vonë në mesditë, ministri Osmani do të takojë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.