Bujar Pllana, lojtari i javës në Superligë

Bujar Pllana është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 27-të në Superligën e futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar ecurinë e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Bujar Pllana.

Futbollisti mitrovicas ishte meritor për fitoren 4:1 të Prishtinës ndaj Trepçës ’89, të shtunën. Shënoi dy gola dhe kishte një asistim.

Ndërkohë, sipas komisionit, nuk ka pasur asnjë gabim në mbrojtje, që është detyra primare e Pllanës. Prishtina është në seri të fitoreve, ndërsa Pllana po shndërrohet në lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm.

“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, andaj i falënderoj shumë për mbështetjen. Kemi arritur t’i marrim 3 pikë shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit, duke synuar daljen në Evrope nga vendi i tretë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të arrijmë objektivin e klubit, daljen në Evropë”, ka theksuar Pllana për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika