Buleshkaj: Liburn Aliu ka kërkuar që të hetohet marrëveshja e bashkëpunimit me kolegjin UBT

Liburn Aliu ka kërkuar shqyrtimin e marrëveshjes me kolegjin privat UBT, nga AKK-ja

Drejtori i Agjensisë kundër Korrupsionit të Kosovës, Yll Buleshkaj, ka thënë për RTV Dukagjinin se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka kërkuar që marrëveshja e bashkëpunimit me kolegjin privat UBT, të hetohet.

Pranimi i kësaj kërkese është bërë mëngjesin e së enjtes, nga Aliu, ashtu që AKK-ja të jap një vërtetim që do tregoj se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë, bie në kundërshtim me ligjin për konflikt te interesit apo jo.

Një kërkesë e tillë ka afat ligjor shqyrtimi 45 ditë.

Ministri Aliu flet për mosnënshkrimin e marrëveshjes me UP-në

Ndërkaq, i ftuar në emisionin “Five”, Buleshkaj ka thënë që raportet mbi deklarimin e pasurisë planifikohen të jenë të qasshme për publikun nga fundi i muajit qershor. Përqindja e numrit të zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë këtë vit është përgjysmuar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika