Bullgaria dhe Rumania hyjnë në zonën Schengen

Bullgaria dhe Rumania janë bërë pjesë e zonës Schengen, duke hequr të gjitha kontrollet kufitare me vendet anëtare që nga 1 janari 2025

Foto ilusstruese

Nga sot, qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë mund të udhëtojnë pa kontrolle kufitare drejt çdo shteti tjetër të zonës Schengen, duke përfshirë edhe kalimet tokësore.

Kontrollet kufitare për udhëtimet ajrore dhe detare u hoqën që në mars, ndërsa kufijtë tokësorë ishin ende të mbikëqyrur deri tani.

Me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, zona Schengen është zgjeruar në 28 shtete.

Fillimisht, kontrolli kufitar u hoq në vitin 1985 mes pesë vendeve: Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Sot, zona Schengen përfshin 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Ndërkohë, Irlanda dhe Qiproja mbeten jashtë zonës Schengen.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika