Bulliqi: Duhet të rishikohet sektori i Kullës dhe Çakorrit

Ish-kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, tash kryetar i komunës së Podujevës ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të shikojë mundësinë që ta kthejë në pronësi të Kosovës sektorin e Kullës dhe Çakorrit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Ish-kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në kohën kur ka qenë kryetar i atij komisioni kanë bërë punë të mëdha.

Duke folur për marrëveshjen e nënshkruar nga dy ish presidentët të Kosovës dhe Malit të Zi, ka thënë se nuk është tërësisht e pavlerë dhe se institucionet duhet të dinë si ta vlerësojnë atë.

“Duhet marrë për bazë nënshkrimin e dy presidenteve që duhet të rishikohet sektori i Kullës dhe Çakorrit”, ka thënë ai.

Tutje Bulliqi është shprehur se duhet të krijohet prapë një trupë punuese për t’u marrë me çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Puna e parë që duhet bërë është duhet legjitimu trupën punuese, disa kanë vdekë disa kanë shku në pënsion disa janë tërhjekë, për shkak të neglizhimit për mundësinë për me punu”, ka deklaruar Bulliqi.

Në fund Bulliqi, tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet që në këtë moment ta rihapë çështjen e demarkacionit, sipas tij kjo duhet të bëhet në një moment më të përshtatshëm.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika