Bulliqi kërkon nga organet e rendit dënim meritor për personin i cili sulmoi stafin e infermierëve në QKMF

Sipas Bulliqit, sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme, e në veçanti në vendin e punës, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dënuar sulmin fizik dhe verbal që ka ndodhur ndaj dy të punëtorëve shëndetësor mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

“E dënoj ashpër sulmin fizik dhe verbal që ka ndodhur ndaj dy punëtorëve shëndetësor mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Sipas Bulliqit, sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme, e në veçanti në vendin e punës, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

Tutje Bulliqi, bën thirrje që organet e rendit të trajtojnë shpejt dhe me prioritet këtë rast dhe sipas tij, keqbërësi ta marrë dënimin meritor për kanosje fizike ndaj zyrtarëve publik.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika