Bulliqi në terren pas reshjeve të shiut: Situata është përkeqësuar

Me anë të një postimi në Faccebook, kryetari i Podujevës, Bulliqi ka publikuar disa fotografi gjatë vëzhgimit të tij në terren pas reshjeve të vazhdueshme të shiut. Ai ka kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se gjendja e shkaktuar pas reshjeve të pandërprera të shiut ka bërë që gjendja të përkeqësohet.

Me anë të një postimi në Faccebook, Bulliqi ka publikuar disa fotografi duke bërë të ditur se po bashkëpunon me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës, si dhe kompanitë e kontraktuara në ndihmë të situatës.

“Jemi në terren për të përcjellë nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës, si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje, ai ka kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet.

“Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet, ne do të qëndrojmë pranë jush në çdo situatë!”, ka shkruar Bulliqi.

Përpos se në Podujevë, reshjet e mëdha të shiut në Prishtinë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e veturave dhe kanë rezultuar në vërshimin e disa shtëpive në të gjithë qytetin.

Kujtojmë se komuna e Vushtrrisë të mërkurën ka shpallur gjendje emergjente për t’i përballuar sfidat e reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa ka bërë një thirrje të fortë dhe urgjente për të gjithë qytetarët që të jenë në kujdes të veçantë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për të minimizuar ndikimin e kësaj situate të vështirë.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika