Bulliqi për gruan që lindi katërnjakë: Do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua 26-vjeçare nga Podujeva ka lindur katërnjak, kryetari i Komunës së Podujevës ka reaguar duke thënë se ky është një bekim i madh për shoqërinë dhe do të ketë mbështetje finanicare

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një grua 26-vjeçare nga Podujeva ka lindur katërnjak, sipas njoftimit, tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

Për këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi e ka cilësuar si lajm të mrekullueshëm e bekim të madh për familjen e po ashtu mbarë shoqërinë.

“Nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën. I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku,” shkruan Bulliqi.

Ndërkaq, ka njoftuar se si institucione komunale do të ofrojnë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojnë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika