Bullizimi në rrjetet sociale dhe efektet e tij

Shumë persona kanë arsimimin, mirëpo iu mungon edukimi, e kjo është ajo që shpesh na bën më pak empatikë në sjelljet tona, ka thënë psikologu dhe psikoterapeuti Yll Avdijaj

Si çdo javë, pjesë e emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini është biseda me psikologun në studio lidhur me tema të shëndetit mendor.

Kësaj radhe u diskutua për bullizimin e kërcënimet në rrjetet sociale, ku i ftuar ishte psikologu dhe psikoterapeuti Yll Avdijaj.

Ai deklaroi e ngacmimet e përqeshjet gjithmonë kanë ekzistuar në shoqëri, megjithatë mundësia për t’i shpërfaqur në masë të gjerë nuk ka qenë aq e madhe sikur tani. Sot sipas tij nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndodhur globalizimi, dhe secili mund të shprehë mendimin e vet.

Kjo sipas Avdijajt ka bërë që të ketë ndikim më të madh. Njerëzit kanë prirje të vjellin vrerë sipas tij, pasi shpesh ne nuk merremi me vetën tonë dhe konfliktet tona, por jemi të prirur që gishtin ta drejtojmë tek tjetri.

Psikologu thekson se një kërcënim që drejtohet tek jeta e një personi, qoftë kjo në rrjetet sociale sjell frikësim. Dera e parë ku duhet trokitur janë organet e sigurisë, që Avdijaj thotë se nuk duhet neglizhuar asnjëherë. Megjithatë shton se edhe organet duhet të jenë shumë serioze për këto raste.

Avdijaj shton se bullizimet vijnë për faktin se shumë nga ne besojmë se vetëm mendimet tona janë të drejta, dhe çdo mendim ndryshe është i gabueshëm. Ai thekson se duhet të jemi të kujdesshëm kur është fjala tek liria e fjalës, pasi ajo vlen deri në momentin kur nuk e cenon tjetrin.

Një gjë tjetër që sipas psikologut nuk është aspak e mirë, është faki që kur incidente të dhunës, raste të rënda si vrasjet kur bëhen virale në rrjetet sociale, shumica e komenteve janë të dhunshme, edhe të atyre që mbajnë anën morale, megjithkëtë kanë komente tejet të dhunshme drejtuar dhunuesit në rastin në fjalë.

Sipas Avdijajt, shumë persona kanë arsimimin, mirëpo iu mungon edukimi, e kjo është ajo që shpesh na bën më pak empatikë në sjelljet tona.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika