Burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka marr vendim ndaj të akuzuarit Edmond Lajçi për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukelli. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm

Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Pejë për vrasjen e bashkëshortes së tij Gj.U.

Për Dukagjinin, avokatja e familjes së të ndjerës Gjyljeta Ukelli ka thënë se “Edmond Lajçi dënohet me burgim te përjeteshëm. Sot është shpall vendimi”.

Aktgjykimi ndaj Lajqit u shpall sot(e premte) nga gjykatës, Muse Povataj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Lajqi për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” dënohet me burgim të përjetshme, kurse për armëmbajtje pa leje gjyqtari Povataj tha se nuk ka dënim për të njëjtin, ndërsa i konfiskohet arma me të cilën e ka kryer krimin.

Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024 i akuzuari Lajqi kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika