“Burgu i Idealit”, ekspozita hapëse e muzeut të burgut të Prishtinës

Ndërtesa e ish-burgut të Prishtinës do të kthehet në muze, në shenjë të kujtimit të të gjitha sakrificave që kanë kaluar të burgosurit politikë në atë vend dhe në të gjitha burgjet e Kosovës

Pamje nga muzeu i burgut të Prishtinës (marrë nga video-ja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit).

“Burgu i Idealit” do të jetë ekspozita hapëse e muzeut të burgut të Prishtinës.

Ky muze do të hapet në ish-ndërtesën e burgut të Prishtinës, ndërtesë e cila brenda vetes mban histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri.

Shndërrimi në muze e ka simbolikën e arkivimit të historisë dhe rezistencës të të gjithë atyre që ishin të burgosur politikë në të gjitha burgjet e Kosovës.

Ekspozita e përkohshme hapëse e muzeut “Burgu i Idealit” do të mbahet më 12 korrik nga ora 17:00.

Përmes kësaj ekspozitë do të bëhet prezantimi, dokumentimi i materialit të arkivuar që dëshmon vuajtjet e të burgosurve politikë për idealin e tyre, lirinë e vendit.

Ceremoninë hapëse do ta organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Porta hyrëse e Burgut të Prishtinës

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika