Një burrë në Pejë e ka raportuar të zhdukur bashkëshorten e tij në Polici.
Policia njofton se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe më nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR/Pejë 18.08.2023-14:00. Më 19.08.2023, një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.