Burri iranian që nuk u pastrua për gjysmëshekulli, vdes në moshën 94-vjeçare

"Njeriu më i ndyrë në botë", i cili nuk u pastrua për gjysmëshekulli, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, disa muaj pas larjes së parë

Amou Haji - që përkthehet si Xha Haji - kishte frikë nga uji dhe sapuni

Një burrë iranian i quajtur nga mediat si “njeriu më i ndyrë në botë”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, vetëm disa muaj pasi pastroi vetën për herë të parë pas disa dekadash.

Amou Haji kishte refuzuar të përdorte sapun dhe ujë për më shumë se gjysmëshekulli, nga frika se do të sëmurej.

94-vjeçari, i cili jetonte në Iranin jugperëndimor, më saktësisht në provincën Fars, kishte shmangur përpjekjet e mëparshme të banorëve për ta pastruar atë.

Por, mediat lokale thonë se Amou Haji më në fund iu nënshtrua presionit dhe u pastrua disa muaj më parë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ai u sëmur pak më vonë dhe ka vdekur të dielën.

Në një intervistë të mëparshme, në vitin 2014, ai zbuloi se ushqimi i tij i preferuar ishin porcupinët, dhe se jetonte mes një vrime në tokë dhe një kasolle me tulla të ndërtuara nga fqinjët e shqetësuar në fshatin Dejgah.

Amou Haji nuk dihet se kishte familje, por fshatarët u përpoqën të kujdeseshin për të. Foto BBC

Lëkurën, ai e kishte  të mbuluar me “blozë dhe qelb”, ndërsa, dieta e tij përbëhej nga mishi i kalbur dhe uji johigjienik i pirë nga një kanaçe e vjetër vaji, raporton BBC.

Gjithashtu, ishte bërë e ditur se ai ishte i dhënë pas duhanit, ai ishte fotografuar duke pirë më shumë se një cigare në të njëjtën kohë.

Përpjekjet për ta larë atë, ose për t’i ofruar ujë të pastër për të pirë, e kishin trishtuar atë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika