Burri vdes teksa e varroste gruan që vetë e mbyti

Një burë pësoi sulm në zemër derisa po e varroste një grua të cilën e kishte vrarë vetë ai

Një burrë 60-vjeçar amerikan që e mbyti të dashurën e tij vdiq edhe ai nga një atak në zemër derisa po e varroste trupin e saj në oborrin e shtëpisë së tyre në Karolinën e Jugut, thanë hetuesit.

Trupi i vajzës Joseph Anthony McKinnon u gjet të shtunën pasi fqinjët thirrën dhe raportuan për një burrë që kishte mbetur pa ndjenja në një oborr në Trenton, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Sherifit të Qarkut Edgefield.

Teksa hetonin vdekjen e McKinnon, hetuesit gjetën një trup të mbështjellë në thasë plehrash në një gropë të sapo hapur dhe përcaktuan se ishte e dashura e tij, Patricia Ruth Dent, 65 vjeç.

Një autopsi në Dent përcaktoi se ajo ishte mbytur. Fqinjët u thanë oficerëve se panë McKinnon duke hapur një gropë në oborrin e tij një ditë më parë, njoftuan hetuesit.

Një autopsi në McKinnon përcaktoi se ai vdiq nga një atak në zemër. Hetuesit thanë se dukej se ai ishte gati duke e mbushur varrin kur uli lopatën,  e më pas u largua dhe u rrëzua.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika