Jo shumë larg kryeqendrës kosovare, donacionet e Rusisë po lulëzojnë.
Të dedikuara për qyetarët serb, donacionet e shtetit që u sanksionua nga bota demokratike, vazhdojnë të shërbejnë si qendër spitalore në komunën e Graqanicës, komunë e banoruar kryesisht me serbë. E në pllakën informuese për këtë objekt, në alfabetin cirilik është e shkruar edhe Republika e Serbisë.
Por, për vitin tjetër ky spital mund të ketë në menaxhim mjete që arrijnë vlerën deri në 150 mijë euro, por këtë herë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Ekzekutivi, në draft buxhetin e miratuar ditë më parë, përvec këtyre mjeteve financiare, për spitalin e Graçanicës në vlerësimet për vitin 2025, është vendosur shuma prej 50 mijë eurove, për blerjen e një aparati CT.
E mbi 160 mijë euro, të i dedikohen edhe spitalit të Shtërpcës, më saktësisht “ndërtimi i kulmit dhe renovimi qendrës spitalore në Biti e Poshtme”, spital i cili nuk u funksionalizuar asnjëherë, e për me tepër paguan puntorë, që nuk punuan asnjëherë.
Bujar Vitija, thotë se institucionet përgjegjëse para se të bëjnë ndarje të buxhetit, duhet të japin llogari për të kaluarën dhe duhet të sigurohen se institucionet do të jenë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
“Qeveria duhet që të kërkojë megjithatë përgjegjësi nga komuna e Shtërpcës, sepse ka qenë investim i qeverisë së Kosovës, nga buxheti i qytetarëve të Kosovës, do duhej të kërkoj përgjegjësi dhe llogari dhënie se pse nuk është funksionalizuar asnjëherë, ndonëse sic e thatë janë paguar punonjësit e nuk kanë punuar fare, andaj para që të bëjë investime të mëtutjeshme duhet të sigurohet që ai spital do të funksionalizohet”, ka thënë Bujar Vitija, gazetar.
Derisa, Kenan Gashi nga Avonet, tregon për mënyrën e ndarjes së mjeteve buxhetore, për projektet e caktuara.
“Komuna bëjnë planifikimin buxhetor natyrisht kërkojnë nga Ministria e Financave, apo departamenti i vecantë që është për të vendosur kerkesat e tyre për projekte të caktuara, dihet qe qeveria e Kosovës e ka një model një formë me të cilat i orienton buxhetin në forma apo kategori të ndryshme dhe kjo vjen si arsye qe bëhet një orientim buxhetor që është e paraprë me ligjin e buxhetit dhe ligjin e financave publike”, ka thënë Kenan Gashi nga “AVONET”.
Përvec këtyre dy spitaleve në këto komuna, qeveria e Kosovës ka vendosur që rreth 380 mijë euro të ndahen për spitalin e Mirtrovicës së Veriut, që po ashtu nuk është në menaxhim të SHKSUK-së.