Buxheti 2024 – Tre milionë euro për ndërtimin e objektit të qeverisë

Tash e 6 vite synohet ndërtimi i kompleksit qeveritar në Hajvali. Ky projekt i nisur më 2018, në kohën e Haradinajt ka zërë vend edhe në projektet për vitin e ardhshëm, e për të cilin janë paraparë 3 milionë euro

Një objekt i tillë qeveritar që ndodhet në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, mund të ndërtohet në periferi të Prishtinës.

Në fakt, ndërtimi i kompleksit qeveritar pranë objektit të Pallatit të Drejtësisë, synohet të ndërtohet që nga viti 2018.

Në këtë vit, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur që të niste shpronësimi i pronave në atë pjesë, me qëllim që të ndërtohet një ndërtesë për stafin qeveritar.

Por, ky projekt edhe më tutje mbetet i pa finalizuar, derisa qeveria tashmë e udhëhequr nga Albin Kurti, ka paraparë 3 milionë euro për këtë projekt, në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në ndarjet buxhetore për vitin 2024, në projektet e ministrisë së punëve të Brendshme dhe Aministratës, është thënë se 3 milionë eurot janë vazhdim nga ky vit, derisa deri më tash janë shpenzuar mbi 1 milionë e 600 mijë euro.

Se për cfarë janë shpenzuar këto para dhe se cka pritet të ndodhë në të ardhmen me këtë projekt, nuk kanë kthyer përgjigje që nga e marta nga Ministria e Punëve të Brendshme e nga qeveria e Kosovës.

Dukagjini ka biseduar përmes telefonit edhe me ish ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili ishte në krye të kësaj ministrie deri më 2020, dhe ka thënë se me këtë projekt ishte i paraprë që të bartej i gjithë stafi i qeverisë e stafi i minsitrive, të cilat shfrytëzojnë objekte me qera.

Të njëjtën e thotë, edhe Haki Shatri, ish ministër i Financave në kohën e Haradinajt, dhe se sipas tij është e habitshme se si tani partia në pushtet, po e fut në buxhet një projekt që më herët e kishte cilësuar si të korruptuar, ndërkohë që sipas tij me ndërtimin e këtij kompleksi do lirohej kryeqyteti.

Madje ndërtimin e këtij kompleksi, tani deputeti Behgjet Pacolli, ishte shprehur i gatshëm që ta bënte me vetfinancim, meqë disa nga pronat aty janë në pronësi të tij.

Ndër vite, nga buxheti i shtetit paguhen miliona euro për shfrytëzimin e objekteve private, meqë disa ministri e institucione të tjera janë në objekte private.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika