Në Kuvendin Komunal të Gjilanit sot (e enjte) pritet që të votojë projektbuxhetin për vitin 2025 pas muajsh të tërë bllokade.
Pas një dakordimi mes pushtetit dhe opozitës, pritet që kjo çështje të marrë epilog, duke i dhënë fund situatës së krijuar prej shtatë muajsh, njoftim.
Seanca e radhës urgjente, e thirrur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, do të mbahet në orën 10:00, me pikën e vetme të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit.
Hyseni ka bërë të ditur në Facebook se, pas diskutimeve në Komitetin për Politikë dhe Financa, është kërkuar anulimi i seancës urgjente të paraparë për orën 16:00, kërkesë e cila është pranuar.
Përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së kanë reflektuar, duke hapur rrugën për miratimin e buxhetit, që deri tani kishte mbetur pezull.
