Buxheti prej 3 miliardë eurosh për vitin 2024, Kurti: Kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë

Kryeministri Albin Kurti, rreth buxhetit prej 3 miliardë e 314 milionë euro për vitin 2024, ka thënë se "Me këtë buxhet, kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për vitin 2024, buxheti i Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Për një ekonomi më të fortë e me më shumë vende pune. Për rritje të mbështetjes së sektorëve prioritarë dhe në zbatim të programit tonë qeverisës. Për drejtësi, që i kemi dedikuar 31% më shumë buxhet në mënyrë që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi. Për arsim, që bashkë me grantin që u ndahet komunave, mbështetja buxhetore do të arrijë në 370 milionë euro apo rreth 20% më shumë sesa viti 2023. Për shëndetësi, që si sektor i kemi ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet. Për sport e infrastrukturë, që vetëm vitin tjetër do të kenë mbi 58 milionë euro investime kapitale në përgatitje të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se me këtë buxhet rëndësi të veçantë po i japin mbrojtjes e sigurisë, duke shtuar se për vitin 2024 kanë shtuar numrin e policëve edhe për 500 të tjerë, dhe numrin e ushtarëve edhe për 600 të tjerë.

“Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë vlerën prej 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro, apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22% më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht”, ka thënë tutje ai.

Kurti është shprehur se si Qeveri e kanë për detyrë që paratë që mbledhin, t’i mirëmenaxhojnë, t’i rishpërndajnë “ashtu që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shtim të vendeve të reja të punës, dhe mirëqenie e dinjitet për të gjithë qytetarët e vendit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika