Rrushja, është titulli i romanit më të ri që ka dalur në treg.
Autor i saj është historiani Jusuf Buxhovi, ndërsa aty flitet gjërë e gjatë për dhunimet seksuale të kryera nga serbët në kohë lufte në Kosovë.
I ftuar nё emisionin “Reader”, Buxhovi tregoi se faktet sipas tij flasin se dhunimet e vitit 1999 ndaj grave dhe burrave shqiptarё ishin tё planifikuara.
Buxhovi historiani dhe shkrimtari, shton se për këto vepra të kryera nga serbët, kanë qenë në dijeni edhe nga ndërkombëtarët.
Ai shpjegon arsyet se pse ata nuk mund të bënin ndonjë gjë për ti ndalur këto veprime.
Autori i librit “Rrushja” thotë se edhe hetuesit e Tribunalit të Hagës, ishin në dijeni për këto krime të kryera ndaj shqiptarëve.
Por, sipas Jusuf Buxhovit mosreagimi kishte një qëllim.
Pos kësaj, Jusuf Buxhovi në këtë libër trajton edhe heshtjen e fakatori politik kosovar, për çështjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit.
Romani Rrushja nga Jusuf Buxhovi u publikua nё fillim tё muajit maj.