E premtja e 2 dhjetorit, ka qenë e mbushur me ngjarje interesante dhe dramatike sa i përket Kampionatit Botëror të vitit 2022, kjo për shkak se u zhvilluan ndeshje të rëndësishme prej të cilave disa skuadra arritën të hyjnë në fazën e 16-të të grupeve.
Ndeshja që bëri jehonë në Kosovë ishte ajo mes Zvicrës dhe Serbisë, që kjo e fundit u përshëndet me Kampionatin Botëror të këtij viti, pasi u mposht fuqishëm nga Zvicra.
Momenti më i mirë në këtë ndeshje ishte goli i parë, i shënuar nga Xherdan Shaqiri, i cili edhe e hapi këtë ndeshje në minutën e 20-të të ndeshjes duke e goditur fuqishëm portën e serbëve.
Më pas erdhi një epërsi nga serbët, por që nuk zgjati shumë për shkak se ishte Embolo aty dhe e barazoi rezultatin, duke e kaluar atë në 2:2.
Por, ai që e vulosi këtë fitore dhe kualifikim ishte Freuler, që shënoi në minutat e para të pjesës së dytë gol, dhe e kaloi Zvicrën në epërsi me rezultat 3 me 2.
Ndeshja u shoqërua me tensione të ndryshme, pati disa konflikte mes lojtarëve shqiptar dhe serbëve, të cilat u tejkaluan dhe shqiptarët më pas vazhduan festën e tyre.
Kjo ka qenë ndeshja në Kampionatin Botëror në Katar, në të cilën janë shpërndarë më së shumti kartona të verdhë, për shkak se u shpërndan gjithsej 11 kartona të verdhë, , 4 prej të cilëve ishin për përfaqësuesen e Zvicrës.
Një ndeshje tjetër e cila i trembi favoritët e Portugalisë, ishte edhe ajo mes Portugalisë dhe Koresë së Jugut, që kjo e fundit në minutat e fundit të ndeshjes arriti të rrëmbejë fitoren dramatike.
Në minutën e 91-të të ndeshjes, kur Portugalia veçse po mendonte se e ka mbyllur fazën e kualifikimeve ishte Hee- Chan Hwang ai i cili shënoi fitoren dhe e mundi Portugalinë me rezultat 2-1.
Vetëm dy herë në histori Koreja e Jugut kishte avancuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës, por sulmuesi Hëang doli nga binarët dhe bëri jehonë në stadiumin e Katarit, duke shënuar golin dhe duka e avancuar Korenë në një përballje me një kombëtare të famshme, siç është Portugalia e cila kryesohet nga Cristiano Ronaldo.
Ajo që e bëri më dramatike Kampionatin Botëror ditën e djeshme ishte edhe ndeshja mes Uruguait dhe Ganës, që Uruguai arriti të mposht Ganën me rezultat 2-0 por nuk u kualifikua në fazën më lartë, pra u eliminua për shkak se nuk kishte pikë të grumbulluara.
1 – Uruguay have failed to qualify for the knockout stages at the #FIFAWorldCup for the first time since 2002, while they had won five consecutive group games in the tournament coming into the 2022 edition. Fallen. pic.twitter.com/zvDTCJArKy
— OptaJoe (@OptaJoe) December 2, 2022
Uruguai nuk ka arritur të kualifikohet në fazën eliminatore në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2002.
Jo vetëm kaq, ndeshja mes Brazilit dhe Kamerunit ishte tronditëse, në minutat e fundit të lojës, në hyrje të minutave shtesë Kameruni shënoi gol ndaj Brazilit edhe pse kjo e fundit e mbajti rezultatin gjithë lojën.