Buzhala kritikon Kurtin e Konjufcën: Po qeverisin me milionerë të kohës së “Prontos”

Analisti Viktor Buzhala ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, duke thënë se kanë ardhur në pushtet me premtime për drejtësi dhe transparencë, me parullat si “hajnat në burg”, por, sipas tij, veprimet e tyre nuk përputhen me këto ideale.

Buzhala ka ngritur shqetësimin se disa nga bashkëpunëtorët kryesorë të tyre, të tillë si Luan Dalipi dhe Ilir Kërçeli, nuk përfaqësojnë idealet e Lëvizjes Vetëvendosje, por janë figura të lidhura me të kaluarën e kritikuar nga VV-ja.

“Këta kanë ardhur në pushtet me një qasje tjetër. Me parullën ‘hajnat në burg’, me parullën që këtë vend duhet me udhëheq me ideale pa hajni edhe pa asnjë keqpërdorim.

Unë po besoj që po vjedhin. Kanë vjedh të tjerët po vjedhin edhe këta. Sepse hajnia nuk ka parti.

Këta hanë që kanë mi çu hajnat në burg. Edhe kur erdhi koha me qeverisë Albin Kurti edhe Glauk Konjufca nuk i morën aktivistët e VV-së me nga një sendivq edhe lypshin mi çu hajnat burg. Mirëpo i zgjedh disa njerëz tjerë. Njeriu kryesor i Albin Kurtit, shefi i stafit është Luan Dalipi (shefi i kabinetit të kryeministrit), para se të tjerë aty ka qenë një biznesmen milioner në kohën e qeverisjes së Prontos. Dhe kur shkon atje, shkon edhe me një aktakuzë për korrupsion në xhep. Me të cilën ka mbërri më u bë dëshmitar, dhe mënyrën se qysh është bërë ai e di dhe duhet me vet Hashim Thaçi.

Ai njeri ka deklaruar shtëpi që e ka blerë 950 mijë euro. Prej këtij nuk mund të presim se mund t’i çojë hajnat në burg.

Njeriu kryesor i Glauk Konjufcës. Nuk jam duke i paragjykuar, po flas me gjuhën e Vetëvendosjes. (Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës) Ilir Kërqeli është biznesmen i suksesshëm. Sot Lirimi (Mehmetaj) e kish qit, që ai e ka adhuruar Hashim Thaçin, një fotografi me Thaçin. Ilir Kërçeli nuk është ai aktivit i VV-së që i ka ato parullat hajnat n’burg.

Aktivistët e VV-së tash, duhet me vet edhe Albin Kurtin edhe Glauk Konjufcën më iu thënë pse s’keni qeverisë me ne, me aktivistët por po qeverisni me milionerët e kohës së Prontos”, ka thënë Buzhala në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika