Buzhala: LVV janë mashtrues, po mundohen t’i hedhin hi syve të publikut

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gazetari Berat Buzhala, i ka quajtur mashtrues. Kjo sepse sipas tij, të njëjtit “po mundohen t’i hedhin hi, syve të publikut”. Kështu i është kundërpërgjigjur Buzhala, zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit, i cili ka thënë se ministria e Infrastrukturës nuk ka kontratë me kompaninë “Infratek”

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin "Debat Plus"

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gazetari Berat Buzhala, i ka quajtur mashtrues. Kjo sepse sipas tij, të njëjtit “po mundohen t’i hedhin hi, syve të publikut”.

Kështu i është kundërpërgjigjur Buzhala, zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit.

Durmishi, gjatë emisionit “Debat Plus”, ku po diskutohet për publikimet e Buzhalës lidhur me një aferë korruptive të ryshfetit, e cila është dëshmuar në një audi-përgjim, ka thënë se ministria e Infrastrukturës nuk ka kontratë me kompaninë “Infratek”.

“Ministria jonë nuk ka kontrat me kompaninë Infratek. Si mund t’ia shkëputim kontratën dikujt me të cilin nuk kemi kontratë. Buzhala ose qëllimshëm po manipulon ose nuk e kupton këtë çështje. Në emër të të drejtës së autorit për cdo ndryshim në projekt kërkohet aprovim i kompanisë projektuese, pr anuk ka kontratë me ta”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa kësaj i është përgjigjur Buzhala me nënqeshje.

“Po qeshi, sepse janë mashtrues por të cekët, po duan t’i hedhin hi syve publikut”, ka thënë ai.

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin “Debat Plus”

Emri i Florent Ramqajt, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është ndërlidhur me një aferë korruptive të ryshfetit.

Sipas Buzhalës, përgjimi dëshmon se si një përfaqësues i kompanisë private të projektimeve ndërtimore, “Infratek”, e cila është në pronësi të dajës së këshilltarit Ramqaj, kërkon ryshfet nga një përfaqësues i një biznesi tjetër privat për dorëzimin e një raporti pranë Ministrisë së Infrastrukturës për punët e kryera për një projekt rrugor.

Buzhala ka deklaruar, se kur ministria e Transportit ka kërkuar projekt të rrugës Dollc-Gjakovë, në kohën e Pal Lekajt, projektin e ka fituar “Infratek”.

“Çka parasheh ligji për autorin e projektit? Çdo ndryshim eventual në projekt, duhet të shkojë autori që t’i thotë këtë ke të drejtë ose nuk ke të drejtë ta bësh. Pa këtë email, emri është Veton Jahja, pa këtë email ministria nuk i aprovon punët shtesë”, ka thënë Buzhala.

“Hysen Durmishi në do le t’i thotë kontratë, ose marrëveshje ose le të manipulojë me terma të ndryshëm, pa email-in e Infratek-ut, nuk munden t’i jepen paratë kur kryejnë punë të tjera”, shtoi ai.

Një nga dokumentimet e Buzhalës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika