Buzhala: Nuk guxojmë të nënshtrohemi para mentalitetit të Dejona Mihalit

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës. Ai u ka bërë thirrje të gjitha mediave e gazetarëve të bëjnë grevë të përgjithshme

Berat Buzhala, gazetar

Berat Buzhala, gazetar dhe pronar i gazetës online “Nacionale”, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e Klan Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje mediave e gazetarëve të vendit të kalojnë në grevë të përgjithshme, dhe të solidarizohen me Klan Kosovën.

“I ftoj te gjithe koleget gazetare ne krejt Kosoven qe te solidarizohemi me Klan Kosoven. Ky eshte testi i vertete dhe me serioz i demokracise dhe mediave te lira”, ka shkruar Buzhala.

Buzhala, gjithashtu, përmes disa postimeve të tjera përmend aferën e Martin Berishajt, ku thotë se Martin Berishës i kanë ardhur miliona nga Serbia dhe Albini vetëm e ka mbrojtur.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës tash e një kohë i ka pezulluar licensën e punës Klan Kosovës, me arsyetimin se ky biznes është i regjistruar në Serbi. Kurse, së fundi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta mbyllë komplet Klan Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika