Buzhala për qeverisjen e Kurtit: Ka rritje ekonomike 40%, por fuqia blerëse ka rënë 22%

Analisti Viktor Buzhala ka vlerësuar rritjen ekonomike të Kosovës nën qeverisjen e Albin Kurtit, por ka theksuar se kjo nuk ka rezultuar në përmirësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Në Debat Plus, Buzhala ka shpjeguar se sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje prej 40% në GTP, duke arritur nga 8.5 miliardë euro në 11.6 miliardë euro.

“Ka suksese ka dështime, në ekonomi ka sukses, është i prekshëm, në parametrat makro-ekonomik, ekonomia është numër, nuk është rren unë bazohem në fjalët e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.  Aktivitetet e gjithmbarshme ekonomike brenda një viti për ekonominë e një vendi, sa i përket GTP-së, ekonomia ekonomike këtij vendi sipas këtyre institucioneve është rritur diku me 40 për qind, inflacioni është rritur me 22 për qind, që nënkupton se fuqia blerëse e parasë është rritur me 18 apo mirëqenia e popullatës”, ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se eksporti i shërbimeve ka pasur rritjen më të madhe, por kjo sipas tij, nuk përkthehet në rritje të pagave.

“Nëse i ke marrë 500 euro para 2021-ës tash i merr 400 euro ma shumë si ekonomi e këtij vendit. Rritjen më të madhe në këtë vend e ka eksporti i shërbimeve.  Nuk është rritur fuqia blerëse, është rritur kapaciteti ekonomik, fuqia blerëse ka ra realisht, mirëpo rritja ekonomike është 18 për qind më e lartë sesa inflacioni.  Rritja ekonomike është 40 për qind, GTP-ja ka mbërri prej 8.5 miliardë 11.6 është. Nuk përkthehet direkt në rritje të rrogës”, ka deklaruar Buzhala.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika