Analisti Viktor Buzhala ka komentuar përbërjen e top 10-shes të listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tij, kjo listë karakterizohet nga një përfaqësim i fortë i ish-komandantëve e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si “10-shen më UÇK të mundshme”.
“Është 10-she interesante për mendimin tim. Kjo është 10-sha më e UÇK e mundshme, që i afrohet më së shumti”, ka thënë Buzhala në Debat Plus.