Bytyçi: Bllokimi i dialogut ka lënë pezull edhe çështjen e Asociacionit

Profesori Seb Bytyçi ka thënë se bllokada e krijuar në dialogun Kosovë – Serbi ka lënë shumë çështje pezull përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në një lidhje direkte në emisionin “FIVE”, Bytyçi ka thënë se do të ishte e rrugës që ndërmjetësuesi i BE-së për dialog, Lajçak të ketë përgjigje për komentet që janë dhënë nga palët për draftin e propozuar për Asociacionin.

“Kur është fjala te Asociacioni ose te dialogu, kemi një bllokadë në dialog, kanë mbetur pezull disa gjëra duke përfshirë Asociacionin. E udhës do të ishte që Lajçak të njoftojë se kur do të ketë përgjigje për komentet që janë dërguar nga palët për draftin e propozuar për Asociacionin”, ka deklaruar Bytyçi.

Në lidhje me tensionet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë se vjen për shkak të rritjes graduale të mosbesimit nga të dyja palët.

“Ka njëfarë tensioni, ky tension vjen për shkak të rritjes graduale të mosbesimit, kanë rol të dyja palët. Sjellja e Lajcak, i cili kishte bërë intervenime të paduhura në dokumentacione duke i dhënë vetes autoritet që nuk ia jep mandati i tij. Kemi fundin e mandatit të disa prej udhëheqësve e ndërmjetësuesve ndoshta kjo qeveri nuk e sheh të arsyeshme të zbusë fjalët apo të ketë kujdes për shkak se këta persona janë në shkuarje e sipër, pritet të ketë ndryshime”, ka theksuar Bytyçi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Të fundit nga rubrika