Bytyçi: Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave

Ish-ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore menjëherë pas ish ministres Hikmete Bajrami.

Ish-ministri Bytyçi ka folur për procedurat e atëhershme të furnizimit me tekste shkollore, e cila ka qenë si praktikë që ka funksionuar nëpërmjet blerjes së tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT).

 “Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave”, ka thënë ai.

Tutje Bytyqi është shprehur se “Si procedura nëse flasim, është formuar gjithmonë komisioni, i cili paraprakisht ka marrë informacione nga drejtoritë komunale të arsimit për numrin e saktë të nxënësve nëpër shkolla”.

Bytyqi gjithashtu ndër të tjera ka thënë se janë ftuar dy shtëpitë botuese të certifikuara dhe është negociuar për blerjen e teksteve shkollore gjatë kohës sa ai ishte ministër i arsimit.

Ai ka folur edhe për planifikimin buxhetor për vitin 2018 nga ana e deputetes Arjeta Rexhepi e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Muj me gabu se nuk e di sakt, edhe atë ditë ju kam thënë edhe atë ditë. Edhe në atë kohë se kam dit sigurisht sakt, përmendsh se po të e kishim listen përpara do e dishim. Ka mujt me qenë 8 milion, 8 milion e gjysmë…nuk jam i sigurt por këtu diku është sjellë… ka pas lëvizje plus minus është kërku me u riparu pak buxheti për shkak tëkërkesave shtesë”, ka thënë Bytyqi.

Ish ministri Bytyqi ka thënë se gjatë mandatit të tij nuk ka pas “as edhe një ditë të vetme munges të teksteve shkollore”.

“Nuk kemi pas asnjë lloj pengese në krijimin e komisionit do të kishte vonesa edhe në shpërndarjen e teksteve. Nuk ka pas vonesa në dy vitet të cilat janë menaxhu nga ana ime në atë kohë dhe asnjë ditë ska pas munges gjatë shpërndarjes së teksteve”.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika