Bytyqi: Kurti s’e ka të vështirë të përballet me opozitën, shpeshherë është shumë e lehtë

Seb Bytyqi, profesor

Profesori universitar, Seb Bytyqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka fare të vështirë të përballet me kritikat apo akuzat e opozitës karshi dialogut me Serbinë.

Ai në emisionin “Five”, u shpreh se nënshkrimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i kanë dhënë dy partitë opozitare LDK dhe PDK.

“Nuk po e shoh që ka problem kryeministri që të ballafaqohet me kritikat e opozitës, madje shpeshherë është shumë e lehtë, sepse nënshkrimet për Asociacionin janë dhënë nga dy partitë opozitare LDK dhe PDK”, ka thënë ai.

Por, sipas tij në çështjet e rëndësishme për shtetin e Kosovës duhet të ketë konsensus mes pozitës dhe opozitës.

“Ekziston një nevojë për një konsensus, apo unitet sa i përket disa temave kyqe. Sigurisht ka hapësirë për debat, sepse jetojmë në një demokraci parlamentare dhe duhet të ketë debat. Është diçka e mirë që pati debat dhe në të njëjtën kohë duhet si shtet të kemi një konsensus për disa tema kryesore”, ka thënë ai.

“Është i mundshëm konsensusi, sepse ka konsensus për disa pika. Kurse për vetë marrëveshjen AAK e përkrah, ekziston disa pika ku ka konsensus. Sa i përket debatit dëgjuesit vetë mund ta gjykojnë, dhe shpresoj që e kanë lexuar marrëveshjen, aty kryesisht bëhet fjalë për rizotime për marrëveshje të mëhershme të nënshkruar nga opozita”, ka vijuar ai.

Takimi i radhës në kuadër të dialogut pritet të mbahet me 18 mars në Ohër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika