Albana Bytyqi, deputete në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), në dy vjetorin e Qeverisë Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e para dy viteve për të mos i fituar më.
Bytyqi ka pasur kritika të shumta karshi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe partisë Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas saj nuk janë mbajtur premtimet e dhëna më 14 shkurt para popullit.
“LVV më 14 shkurt i fitojë zgjedhjet për të mos fituar kurr më. Kjo është një datë e cila e sheh fundin e kësaj partie, duke krijuar iluzion, ka ardhur me propaganda dhe me mashtrime të ndryshme. Nuk e shoh diçka të arritur përpos dështimeve. Me atë se çka ka bërë deri sot e shohim se është fundi i kësaj parti dhe dështimet që po i dalin në sipërfaqe ne po e shohim fundin e kësaj partie, fjalën suksese vetëm te kjo qeveri se shohim”, ka thënë Bytyqi në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.
Sipas Bytyqit, kjo qeveri nuk ka sjellë ndryshime dhe e ka thelluar terrin në të cilin vendi ka qenë në qeveritë paraprake.
“Kurti ka ardh për ndryshim, ajo që ka bërë është se po bëhet më zi se në qeveritë e kaluara”, ka shtuar Bytyqi.
“Me ato që i kanë dalë, aferat korruptive, dështimet, premtimet e pa realizuara. Mund të flasim për Shëndetësinë, tre ministra janë ndrru, ky ministër s’a arrit as barnat esenciale me i siguru, është afera e Martin Berishajt. Nuk besoj që populli e ka votu për me i akuzu qeveritë e kaluara por për ndryshime”, ka vijuar më tej ajo.
E pyetur se ”Pse e cilëson si aferë rastin e Martin Berishajt”, ajo u shpreh se “Derisa kanë dalë që ka tërheqë milionë euro nga Serbia. Pse unë nuk tërhiqa para. Nuk është e drejtë e kryeministrit me e mbrojt Ambasadorin”.
Dështimin më të madh të Qeverisë Kurti, Bytyqi e sheh te fakti se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna gjatë periudhës së zgjedhjeve.
“Qeveria Kurti ka ardh, ka luftu dhe ka sakrifiku për me ardh në pushtet. Premtimet e bëra asnjë nga to nuk i ka arritur dhe nuk i ka realizuar”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ka renditur premtimet që sipas saj qeveria Kurti nuk i ka plotësuar.
“I ka premtuar 160 qerdhe gjë që as gurthemelin nuk iu ka vendosur, që edhe dy vite nuk i mbaron këto qerdhe, Ka premtuar 2000 banesa për qiftet e reja që nuk e ka bërë. Ka aferë korruptive, favorizim të impulsimeve të frizerave,ka borxhe, i ka kap bordet e dimë për punësimin e fundit në RTK, e ka kapur BQK-në, e ka bërë edhe premtimin kryesor që do të sigurojmë fondet shëndetësore, gjë për të cilën nuk është hedhur asnjë hap”, ka deklaruar Bytyqi.
Për sektorin e Shëndetësisë, Bytyqi është shprehur se kjo qeveri ka pasur buxhetin më të madh dhe nuk ka sjellë ndryshime në këtë sektor.
“Nuk mund ta fajësoj vetëm tash Shëndetësinë, është një kohë që Shëndetësia po degradohet. Tash, pasi buxheti është më i madhi që njëherë e ka pasur Kosova mundet të bëjë ndryshime edhe në Shëndetësi. Tash pacientëve që kanë nevojë për trajtime jashtë vendit nuk iu lëshohet asnjë fond, dhe ende nuk është bërë asgjë në këtë pikë”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa, është shprehur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është ministri “më pasiv që ka qeveria”.
“Ministri i Shëndetësisë, ka fondin më të madh dhe mund të sjellë përmirësime në Shëndetësi. Pandeminë është munduar të arrijë sukses, tash Vitinë e shoh si ministrin më pasiv që ekziston në këtë qeveri”, ka thënë Bytyqi.
Për dialogun Kosovë-Serbi ajo është shprehur i bindur se do të përfaqësojë Kosovën, pasi edhe e ka këtë mundësi.
“Unë shpresoj dhe besoj që Kurti e ka mundësinë e përfaqësimit më të mirë për Kosovën. Kryeministri si kryeministër që din me filozofu. Deputetët e VV-së nuk ishin në dijeni se çka ka bërë kryeministri në takimet e tij dhe e dëgjojshim me vëmendje”, ka thënë Bytyqi.