Bytyqi: Nuk ishte dështim takimi në Bruksel

Profesori Seb Bytyqi ka thënë se takimi i mbrëmshëm në Bruksel nuk ishte dështim

Profesori Seb Bytyqi

Profesori Seb Bytyqi për takimin e mbrëmshëm në Bruksel, ka thënë se ka pasur përparim në kuptimin që u konfirmua që duhet të ketë zgjedhje të reja (në veri).

“Kështu që nuk mund të thuhet që ishte dështim total takimi i mbrëmshëm sepse nuk ishte një takim urgjent”, ka shtuar ai.

“Tashmë mbetet të diksutohet për mënyrën se si do të mbahen zgjedhjet e reja, sigurisht që do të ketë dhe diplomaci nga distanca për hapat e ardhshëm të de-eskalimit”.

Bytyqi ka thënë tutje se jemi në një periudhë që nuk ka trazira, por sipas tij nuk është një e tillë pa tensione.

Profesori Bytyqi ka shtuar tutje se jemi në një situatë që kërkon hapa të koordinuar për de-eskalim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika