Bytyqi për atentatin ndaj Ficos: Përkeqësim i demokracisë në Sllovaki

"Qeveria e Sllovakisë po e akuzon opozitën dhe mediat për gjuhën e tyre. Qeveria sllovake ka frikë që ky atentat do të rezultoi në shkeljen e të drejtave civile dhe lirisë së shprehjes. Si dhe përkeqësim të nivelit të demokracisë", kështu u shpreh profesori Seb Bytyqi lidhur me atentatin ndaj kryeministrit sllovak, Roberto Ficos

Profesori, Seb Bytyqi

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, gjatë ditës së djeshme [ e mërkurë] është qëlluar me armë zjarri nga një sulmues teksa po dilte nga një mbledhje e qeverisë. Gjendja e tij shëndetësore aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Profesori Seb Bytyqi për atentatin ndaj kryeministrit sllovak, Roberto Ficos, ka thënë se Qeveria e Sllovakisë ka frikë për përkeqësimin e demokracisë në vend, duke potencuar shkeljen e të drejtave civile dhe lirisë së shprehjes.

Bytyqi tutje theksoi se qeveria aktuale e Sllovakisë po e “akuzon” opozitën dhe mediat për gjuhën që ato po e përdorin.

Madje, sipas Bytyqit, sulmuesi që tentoi atentatin ndaj kryeministrit sllovak nuk ka qenë shumë “i kënaqur” me politikat e tij, pavarësisht që Fico ka orientim prorus krahasim me qeveritë e kaluara.

“Sulmuesi nuk ka qenë i kënaqur me politikat e kryeministrit, Fico. Kemi parë një ndryshim të qeverisë në Sllovaki dhe kryeministri Fico ka një orientim më prorus sesa qeveria e kaluar. Ndërsa pritet të ketë ndryshime edhe në presidencë, pasi sapo u zgjedh një president i ri. Sa i përket ekstremit prorus, nuk është e mundur të zbutet apo të kënaqet me përafrim të politikave të partive dhe këtyre qëndrimeve ekstremiste dhe grupeve të tilla nuk ndalen në përpjekjet e tyre për të arritur në qëllimet e tyre. Ka frikë për destabilizim të situatës politike. Ka një situatë të tendosur që një kohë kogja të gjatë të fushatave zgjedhore. Dhe, fatkeqësisht, qeveria po e akuzon opozitën dhe mediat për gjuhën e tyre. Qeveria sllovake ka frikë që ky atentat do të rezultoi në shkeljen e të drejtave civile dhe lirisë së shprehjes. Si dhe përkeqësim të nivelit të demokracisë”, tha profesori Bytyqi për emisionin “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini.

E sa i përket sulmuesit, profesori Seb Bytyqi shtoi se ai dyshohet të ketë lidhje me ekstremin e djathtë prorus dhe nuk është befasuese veprimi i tij ndaj kryeministrit.

“Personi i cili dyshohet për atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, ka lidhje me ekstremin e djathtë prorus dhe nuk është befasuese, sepse Rusia ka financuar grupe të tilla në shtetet e ndryshme, qoftë edhe në SHBA dhe vende të tjera perëndimore. Edhe pse presidenti Fico është prorus në orientimin e tij, por që si duket për këto grupe nuk është edhe aq mjaftueshëm dhe është frymëzuar sulmuesi nga ideologjia ektremiste e nacionalizmit prorus”, shtoi Bytyqi.

Plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika