Çadi vendos shtetrrethimin pas 50 të vrarëve në shtypjen e protestave

Forcat e sigurisë hapën zjarr, duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur 300 në Cad kështu kryeministri i këtij vendi vendosi shtetrrethim si masë parandaluese

Njerëzit ecin ndërsa protestojnë në Moundou, Çad

Qeveria e Çadit thotë se të paktën 50 njerëz u vranë dhe më shumë se 300 u plagosën pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve që kërkonin t’i jepej fund sundimit ushtarak. Qeveria i përshkroi protestat si një kryengritje të armatosur.

Qeveria kalimtare e Çadit vendosi një shtetrrethim nga agimi deri në muzg në kryeqytetin N’Djamena dhe tre qytete të tjera të enjten vonë, ndërsa përpiqet të menaxhojë trazirat, njofton VoA.

Protestuesit dolën në rrugë të enjten duke kërkuar t’i jepet fund qeverisë aktuale, e cila ka zgjatur mandatin e saj edhe për dy vjet të tjerë. Forcat e sigurisë hapën zjarr, duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur 300.

E kryeministri i këtij vendi Slahe Kebzabo fajësoi protestuesit për vdekjet dhe ndaloi tubimet publike.

Kebzabo tha se qeveria kalimtare që unë drejtoj, pas abuzimeve jashtëzakonisht të rënda të përjetuara mëngjesin e sotëm, ka marrë masat e mëposhtme parandaluese: vendosjen e një shtetrrethimi nga ora 18:00 deri në 6:00 të mëngjesit deri në rivendosjen e plotë të rendit në N’Djamena, Moundou, Doba dhe Koumra.

Leëis Mudge, drejtor i Human Rights Watch në Afrikën Qendrore, tha se nevojitet një hetim për të ditur se si u vranë protestuesit.

“Është e qartë se do të nevojitet një hetim i paanshëm për të përcaktuar nëse sipas kryeministrit, protestuesit iu drejtuan dhunës”, tha Mudge. “Por më e rëndësishmja, për të përcaktuar nëse forcat e sigurisë iu drejtuan në mënyrë të paligjshme forcës vdekjeprurëse në të gjithë vendin. Pra, një hetim i pavarur për të gjitha palët përgjegjëse, i cili përfshin zyrtarë pavarësisht nga gradat e tyre, do të jetë kritik për të përcaktuar përgjegjësinë për humbjen e jetëve, por edhe për të përcaktuar se përdorimi i forcës është përdorur vetëm si mjeti i fundit”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika