Ishte viti 1917 dhe në Rusi bolshevikët kanë marrë pushtetin, duke hequr nga froni Carin dhe duke shpallur një regjim revolucionar komunist që do t’i transferonte mjetet e prodhimit te njerëzit. Brenda një viti, familja mbretërore dhe shoqëruesit e tyre vdesin ndërsa imperializmi shpërbëhet me dhunë për t’i hapur rrugë të ardhmes së re radikale të Rusisë.
Në vitin 1927, në Rusi bolshevikët marrin pushtetin, dhe shpërbëjnë imperializmin për ti hapur rrugë të ardhmes radikale të Rusisë.
Por ka mbetur diqka nga ajo kohë e imperializmit është Fabrika Imperiale e Porcelanit (FIP) në periferi të qytetit që tani njihet si Shën Petersburg.
Qajnikët që prodhoheshin nga ajo fabrikë dilnin të palyer dhe të bardhë, por tash me Vladimir Lenin në krye, qajnikët5 e porcelanit ngjyrosën nga avangardë të etur për të shprehur ideologjitë e tyre utopike dhe për të ngjallur entuziazëm për epokën e re socialiste, duke i dhënë këtij materiali delikat borgjez një jetë të dytë të papritur, pothuajse kontradiktor.
Shenja dalluese e FIP, gërvishej dhe pikturohej një drapër dhe një çekiq, emblema që simbolizon bshkimin e puntorit dhe fshatarit, dhe që ky simbol do të shfaqej në flamurin e Bashkimit Sovjetik.
Porcelani agjitacion, siç u bë i njohur, shfaqte shëmbëlltyra të Leninit dhe ishte zbukuruar me thirrje për veprim, shkruan Deborah Nicholls-Le për BBC.
Krijuesit e këtyre veprave shpresonin të galvanizonin proletariatin, imazhi i idealizuar i pikturuar me dorë i të cilit doli gjithashtu nga linja e prodhimit – mjaft e ngadaltë -. Punëtorët e emancipuar tani zunë qendër në skenë, shpesh si motorë fisnikë të industrisë, duke ecur drejt një të ardhmeje rrezatuese, siç shihet në fletët e Mikhail Adamovich (1921) dhe Anton Komashka (1923), ose fshatarë që marrin armët me gëzim, si në vitin 1922 të Natalia Dankos.
Kjo ishte një kthesë të çuditshme, pasi enët e destinuara dikur për festat luksoze të Romanovëve tani ishin zbukuruar me të kuqtë militantë që shkelnin gëzofët e tyre të bardhë (Adamovich, 1923).
Seti i shahut prej porcelani i Dankos (1923) përdori të njëjtën lojë me ngjyra, me një ushtri të kuqe që merrte një mbret me skelet të bardhë, pengjet e proletariatit të të cilit janë në zinxhirë.
Kjo ishte edhe një mënyre e drejtpërdrejtë e shtjellimit të ideologjisë së tyre komuniste, ku ata morën diçka që përdorej vetëm nga borgjezia, dhe vizatuan fshatarë të thjeshtë në ato copa prej porcelani. pra, kjo ishte një mënyrë e tregimit të ideologjisë së tyre, pra shoqërisë pa klasa, pa ndarje klasore, ku s’kemi as te varfër dhe shoqëri borgjeze.
Këto copa porcelani duhet ti shohim vetëm si copa arti, dhe asgjë më shumë pasi pasojat e komunizmit ishin shumë të rënda për popullin rus.