Cakolli publikon listat me emra që pritet të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Eugen Cakolli, përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës, ka publikuar listat me emra të atyre që pritet të jenë deputetët e rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Cakolli ka publikuar listat e të gjitha partive politike.

“Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht – me votat e mbetura që nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim – kjo pritet të jetë përbërja e re e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika