Cakolli: Situata aktuale në Kuvend zhbllokohet pas dorëheqjeve të 15 ministrave

Eugen Cakolli nga KDI ka njoftuar se aktualisht në bllokimin e seancës së Kuvendit e cila ka plan konstituimin e krijimit të institucioneve të reja, ka thënë se ka qenë “e pritshme” dhe hapi kryesor i zhbllokimit të situatës janë 15 dorëheqjet e 15 ministrave tek  Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Në një lidhje direkte, Gazetarja Doruntina Bylykbashi ka intervistuar Cakollin për zhvillimet e fundit nga Kuvendi. Cakolli u shpreh se nuk mjafton vetëm dorëheqja e Kurtit nga posti i kryeministrit, por duhet kolektivisht me ministrat në detyrë.

“Ka qenë e pritur që disa ditësh e prej javësh. Nuk mund të jesh anëtar I ekzekutivit kur ky raport nuk u votua, duke e bërë që seanca të ndërpritet. Kryeministri Kurti e ka deponuar dorëheqjen duhet pritur edhe deponimi I 15 ministrave në detyrë. Nuk mjafton që ta bëjë vetëm kryeministri. Situata aktuale duhet të zhbllokohet, pas dorëheqjeve. Dhe të kalohet tek hapi tjetër, dhënia e betimit si hapi I fundit që i paraprin  zgjedhjes së kreut të Kuvendit dhe anëtarëve të tjetër.

Përveç kësaj që pam nuk kishte vota të mjaftueshme, sepse po të kishte do të kishte kaluar edhe çështja e verifikimit të mandateve. Dhe bazë kësaj që pamë, nëse ska marrëveshje tjetër, e shoh me shumë rrisk që seanca mos përmbyllet dhe  të vijoj në sigurimin e numrave. Seanca tjetër deri të enjten.

Proceduralisht se kur do të konstituhohet Kuvendi. Por presidentja e vendit, pas konsistuimit t’I këmbejë letrat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe të mandatojë Kurtin si mandatar I kryeministrit. Procuderalisht, mundet sonte në mbrëmje për thirrje të seancës për zgjedhjen e kuvendit. Jemi dy orë nga fillimi I seancës dhe nuk janë përmbyllur as pikën e pare dhe janë edhe 3 të tjera për konstituimit të Kuvendit”, tha Cakolli.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika