Cakolli: Votimet në veri janë të qeta, pamundësi e institucioneve për të garantuar proces zgjedhor gjithëpërfshirës

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se zgjedhjet në veri po karakterizohen me atmosferë të qetë. Sipas tij, kjo ka treguar mangësitë që ka ky proces zgjedhor dhe pamundësinë e institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës

Eugen Cakolli , KDI.

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se zgjedhjet në veri po karakterizohen me atmosferë të qetë, si shkak i mungesës së votuesve.

Sipas tij, kjo ka treguar mangësitë që ka ky proces zgjedhor dhe pamundësinë e institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës.

Ai ka mohuar se ka Njësi Speciale që po garantojnë mbarëvajtjen e këtij procesi në katër komunat veriore.

“Nga ajo që ne si Demokraci n’Veprim kemi parë deri më tash, zgjedhjet në veri janë duke u karakterizuar nga një atmosferë relativisht e qetë që vjen si rezultat i mungesës së votuesve, në veçanti atyre nga radhët e komunitetit serb, përkatësisht daljes krejtësisht minimale dhe simbolike. Pra, po flasim për numra njëshifrorë, e madje në qendra të ndryshme të votimit edhe asnjë votues serb, të cilët nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, të paktën deri në këtë kohë”, ka thënë ai.

Kjo, sipas Cakollit, tregon mangësitë e këtij procesi zgjedhor dhe pamundësitë e institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës.

“Kjo tregon edhe një herë për mangësitë që ka procesi zgjedhor si dhe pamundësisë së institucioneve tona për të garantuar një proces, i cili do të ishte gjithëpërfshirës, përkatësisht kur do të ofrohej mundësitë në kuptim të situatës së sigurisë që të marrin pjesë edhe votuesit nga radhët e komunitetit serb, të cilët për shkak të presioneve, mungesës së interesimit, por edhe mungesës së kandidatëve nga radhët e komunitetit serb, të cilën kanë vendosur që të mos marrin fare pjesë në procesin e votimit”, shtoi ai.

Nga monitorimet në qendrat e votimit, Cakolli ka thënë se nuk kanë vërejtur parregullsi.

“Nga ajo çfarë mund të evidentojmë, të paktën në qendrat alternative të votimit, të cilët janë pak më të ndjeshme për shkak të lokacioneve të tyre, nuk është se ka ndonjë parregullsi, për shkak të mungesës së votuesve. Edhe po të kishte të tilla, janë të natyrës teknike, mungesës së energjisë elektrike si dhe fakti që policia po duhet të ruajë në vazhdimësi këto qendra nga frika e ndonjë incidenti që pastaj do të mund të kompromentonte edhe vetë integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

Cakolli ka thënë se në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zveçanit vërehet në afërsi të qendrave të votimit një prezencë e shtuar e njësive të KFOR-it dhe forcave të EULEX-it.

“Nuk qëndrojnë deklarimet dhe aludimet që janë njësitë speciale ato që janë duke garantuar mbarëvajtjen, për shkak se në afërsi të të gjitha qendrave të votimit është vërejtur kryesisht prani e forcave të rregullta të policisë që është në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, ka thënë ai.

Në katër komunat veriore të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë. Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 1092 qytetarë në katër komunat në veri të Kosovës./KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika