Caktohet avokati i ri i Kadri Veselit

Kadri Veseli

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka marrë vendim për emërimin e Rodney Dixon si avokat i ri mbrojtës i Kadri Veselit.

Emërimi i Dixon vije pasi Veseli dhe avokati i tij Ben Emmerson kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, për të cilin ju informuam dje (21 gusht), administratorja e DHSK-së përfundoi përfaqësimin ligjor nga Ben Emersoni dhe emëroi Rodney Dixon si kryembrojtës të ri të Kadri Veselit”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Ndryshe, vendimi për miratimin e ndërprerjes së përfaqësimit ligjor të Emmersonit për Veselin është marrë më 21 gusht 2024.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika