Caktohet lokacioni për peticionin për shkarkimin e Erden Atiqit

Në Mitrovicën Veriore grupi nismëtar për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, tashmë ka marrë dritën e gjelbër formalisht, që grumbullimin e 20% të nënshkrimeve për peticion ta organizojë në sallën e sporteve në këtë komunë. Ndërkohë lëvizje nuk ka në Leposaviq dhe Zubin Potok, përkundër që 22 janarin e kanë afat të fundit. E në Zveçan grupi iniciator nuk është interesuar fare ta dijë sa nënshkrime i duhen duke e lënë procesin pezull

Kryetari të cilin e patën zgjedhur me votën e tyre, Milan Radojeviq bashkë me 17 këshilltarë në mënyrë vullnetare kishte dhënë dorëheqje gjatë nëntorit të vitit 2022.

Serbët janë shumicë në Mitrovicën Veriore por i udhëheqë Erden Atiq, pjesëtar i një komuniteti tjetër.

Në rast se kanë vullnet, qytetarët tashmë e kanë mundësinë dhe adresën që ta shkarkojnë anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ta dërgojnë komunën në zgjedhje.

“Për të kaluar fazën e parë për shkarkimin e kryetarit Erden Atiqi, grupit nismëtar i duhen nënshkrimet e 3640 nënshkrime. Vendi se ku do të grumbullohen nënshkrimet tashmë është përcaktuar, është salla e sporteve në komunën e Mitrovicës Veriore.”

Grupi inicues kërkesën për lokacion e ka paraqitur të premten ndërsa sot pas konsultimeve në asamble është dhënë një pëlqim formal, që pritet të zyrtarizohet me votim.

Nexhat Ugljanin, Kryesues i Kuvendit Komunal ka thënë se “E kam parë që kushtet janë sepse është edhe koha dimërore edhe për ata ne i kemi kryer obligimet tona, sigurisht se do të bëhen sepse ata do të shkojnë në mënyrë të organizuar…Ata do të nisin sigurisht sa më shpejt, sipas informatave po flitet që me 17-18-19 janar do ta kryejnë peticionin.”

Ugljanin thekson që afati i fundit për grumbullim të nënshkrimeve është data 22, por që grupi inicues e ka mundësinë të kërkojë afat shtesë edhe për 15 ditë.

22 janari është afati i rregullt i fundit për grumbillim të nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Leposaviq, në përjashtim të komunës së Zveçanit ku nuk ka pasur zhvillime.

Arbër Vokrri, Zv. Ministëri i Pushtetit Lokal ka theksuar se “Përgjigjen që e mora ishte se nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit, nuk është pranuar ndonjë kërkesë e re nga grupi iniciator për peticion i asaj komune që t’i marrë dokumentet, pra listat e nënshkrimeve, kështu që nuk i kanë pranuar ato listat atje, nuk është u zhvilluar peticioni.”

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, tregon se në Zubin Potok dhe Leposaviq ende nuk ka kërkesë për lokacion për mbledhje të nënshkrimeve.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në komunën e Zubin Potokut për të siguruar 20% të listës së votuesve duhen 1,347, ndërsa në Leposaviq 2,689 nënshkrime.

Sipas udhëzimit administrativ të nxjerrë nga MAPL, në rast se sigurohen 20% të nënshkriemve, organizohet votimi përmes së cilit nëse votojnë (50% + 1 votë pro), konsiderohet se kryetari i komunës është larguar nga funksioni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika