Caktohet masa e burgimit pa afat për Besnik Mujecin dhe të tjerët

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit në operacionin antidrogë, në mesin e të cilëve ishte asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci

Besnik Mujeci

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burgim pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Siç raporton EURONEWS, Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija do të hetohen në qeli.

Përveç sasisë së lëndës narkotike, edhe një automjet e pesë aparate celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.

Ndryshe, Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e së cilës arrin 400 mijë euro.

Mujeci, siç raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autobusët në sezonin turistik nga Kosova në Shqipëri.

“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat disiplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Gjatë ditës, nga LVV-ja kanë bërë të ditur se Mujeci është shkarkuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika