Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të shqyrtuar kërkesën e Haxhi Shalës për rishikimin e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate, të dhënë më 9 shtator 2024.
Sipas njoftimit për media, në vendimin e mëparshëm, Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën e të akuzuarit për mbrojtje ligjore në lidhje me mbajtjen e tij në paraburgim.
Paneli, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të shqyrtojë kërkesën e fundit për rishqyrtim.