Çalaj për të dorëhequrit në veri: Policët e thjeshtë mund të kthehen, drejtori jo

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, ka thënë se policët e thjeshtë që kanë dhënë dorëheqje në veri, mund të kthehen në punë kurse drejtori jo

Rashit Çalaj, deputet i PDK-së





Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Çalaj, ka thënë se drejtori i dorëhequr i Policisë së Kosovës, në veri nuk duhet të kthehet më në atë vend të punës.

Çalaj, tha se kjo nuk duhet të bëhet për shkak të daljes së tij publike duke i kundërshtuar urdhërata e Policisë së Kosovës.

Përveç tij, sipas Çalajt, edhe shefi i operacioneve i cili ka dhënë dorëheqje nuk duhet të kthehet në pozitën që kishte.

Ai tha se madje ka vend që këta dy persona të ndiqen edhe penalisht.

“Për disa ka për disa nuk ka, për drejtorin rajonal të policisë së Mitrovicës nuk ka asnjë bazë, nuk duhet të kthehet, po ashtu edhe shefi i operacioneve nuk duhet të kthehet. Arsyeja është se ata në mënyrë publike kanë dalë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës, mos të harrojmë se pavarësisht nacionalitetit ata janë punëtor të Policisë së Kosovës, e kanë obligim ligjor se duhet ti zbatojnë vendimet e policisë së Kosovës, dhe jo të tjerëve”, tha ai.

Ndërkaq, për policët e thjeshtë, sipas deputetit të PDK-së ka hapësirë ligjore që të kthehen në punë, për shkak të arsyeve që i kanë shkruar në letër-dorëheqjet e tyre.

Sipas Çalajt, në ato dorëheqje kanë shkruar se për arsye personale e kanë lënë vendin e punës.

Po ashtu, deputeti i PDK-së, tha se Ushtruesi i Detyrës, së Drejtorit të Policisë së Kosovës, nuk i ka pranuar dorëheqjet e policëve në veri.

“Kurse për punëtorët e thjeshtë varen se çfarë kanë shkruar në dorëheqjen e tyre. Me informatat që i kam drejtori nuk i ka aprovuar dorëheqjet, për policët e thjeshtë ka vend. Me informatat që i kam, dorëheqjet i kanë bërë kanë shkruar për arsye personale apo morale. Nuk kanë shkruar diçka më shumë që do të binte ndesh”, ka thënë ai.

Çalaj, tutje tha se çështja e lojalitetit të policëve serb në Policinë e Kosovës, gjithmonë ka qenë e kontestueshme.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika