Camaj: Mbi 10 mijë qytetarë serbë u pajisën me pasaporta të Kosovës

Pasaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Mbi 10 mijë qytetarë serbë janë pajisur me pasaporta të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj beson se shkaku kryesor për rritjen e “interesimit” është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Sipas Camajt, nga 1 janari 2024 më shumë se 10 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.

“Qytetarët serbë duhet ta kuptojnë se ata që jetojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës duhet të pajisen me dokumente, duke filluar nga letërnjoftimi, pasaporta e kështu më radhë. Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës që janë me shumicë serbe, janë dikund 105 mijë qytetarë serbë që kanë letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se nga liberalizimi i vizave, nga 1 janari deri më tani, 10 428 qytetarë serbë kanë marrë pasaportë të Republikës së Kosovës. Kështu që pas liberalizimit të vizave është shfaqur edhe interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaportë”, ka thënë Camaj.

Ndërsa, Camaj ka theksuar se nuk kanë mungesë të materialeve dhe veçse kanë hapur konkurs për plotësimin e stafit.

Camaj ka thënë se nga janari e deri në gjysmë të gushtit, në total mbi 318 mijë qytetarë  kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me pasaporta.

“Tani nuk kemi probleme, kemi material të mjaftueshëm për të gjitha dokumentet dhe qëndrojmë shumë mirë dhe procedurat jemi brenda afateve ligjore, përkundër kërkesave që kanë qenë në rritje gjatë kohës sa ishte diaspora. Nga 1 janari deri më sot, janë mbi 318 mijë qytetarë që kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me pasaportë. Është e vërtetë që kemi pasur mungesë të stafit për shkak të daljes në pension apo çështjeve të ndryshme, tani jemi në procedura të rekrutimit, i kemi shpallë disa konkurse nëpër komuna që janë më me prioritet dhe jemi në vazhdimësi duke bërë kërkesë sa i përket shpalljes së konkurseve dhe t’i plotësojmë vendet e tjera me zyrtarë”, u shpreh ai./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika