Cameron paralajmëron OKB-në: Nëse nuk ka mbështetje për Ukrainën do të ketë kosto

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar OKB-në për pasojat e tërheqjes së mbështetjes për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Kështu tha Cameron, teksa po fliste në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New-York në prag të përvjetorit të dytë të pushtimit.

“Dy vjet më vonë, e kuptoj se disa duan të rimendojnë. Ka një ndjenjë lodhjeje, ka probleme të tjera, një kompromis mund të duket tërheqës. Por kjo është e gabuar. Ne duhet ta njohim koston e heqjes dorë. Putini ka thënë se nuk do të ketë paqe derisa të arrihen qëllimet e Rusisë, dhe në intervistën e tij të fundit, ai me kujdes shmangu konfirmimin se ishte i kënaqur me tokën e pushtuar nga Ukraina aktualisht”, ka deklaruar Cameron.

Cameron ka thënë tutje se nëse bota nuk i reziston Putinit, ai do të kthehet për më shumë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika