Cana: Hovenier demantoi propagandën e Kurtit

"ShBA është e angazhuar kundër propagandës së Kurtit, rasti konkret ishte ai i Hovenierit, pasi Kurti kishte deklaruar pas O'Brien-it se raportet janë të mira", ka deklaruar Cana

Edon Cana, ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, ka thënë se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me deklaratën e tij se çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin Kosovë -ShBA ka demantuar “propagandën e kryeministrit, Albin Kurti”.

Në emisionin “FIVE”, ish-ambasadori ka thënë se ShBA-ja është e angazhuar kundër propagandës së Kurtit, pasi, sipas tij, ai kishte deklaruar se raportet janë të mira edhe pas deklaratës së James O’Brien.

“ShBA është e angazhuar kundër propagandës së Kurtit, rasti konkret ishte ai i Hovenierit, pasi Kurti kishte deklaruar pas O’Brien-it se raportet janë të mira”, ka deklaruar Cana.

Sipas tij, situata nga shqetësuese që nga çështja e targava, kryetarëve në veri e deri tek dinari tashmë ka kaluar në alarmante.

Ndryshe, dje, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin se janë luhatur raportet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës pas vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb.

Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë partnere qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, nëse kjo e fundit nuk u përgjigjet shqetësimeve amerikane.

Deklaratat e ashpra të ambasadorit amerikan në Prishtinë u bënë një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tentoi t’i hedhë poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili tha se Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika