Cana: Kjo qeveri do t’ia humbas Kosovës 10 vjet

Edon Cana, ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari ka thënë se kjo qeveri do t’ia humbas 10 vite Kosovës. “Këta do t’ia humbasin Kosovës 10 vjet dhe do të kthehemi prapë në pikën zero”, ka thënë ai

Edon Cana, ish-ambasador i Kosovës në Bullgari

Edon Cana, ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari ka thënë se jemi në një situatë mjaftë serioze, e cila sipas tij do të prodhojë pasoja një dekadëshe për Kosovën.

Cana ka thënë se kjo qeveri do t’ia humbas 10 vite Kosovës. “Këta do t’ia humbasin Kosovës 10 vjet dhe do të kthehemi prapë në pikën zero”, ka thënë ai.

“Kjo si rrjedhojë e pamaturisë, mungesës së vizionit dhe kalkulimit strategjik me aleatët tanë, gjë që nuk ka ndodhur që nga përfundimi i luftës”, ka thënë Cana duke shtjelluar se kemi të bëjmë me një poltikë “të cilën vetëm një njëri e udhëheq”, ka shtuar ai në “FIVE” në RTV Dukagjini.

Cana ka thënë tutje se kryeministri Kurti është ai që po e udhëheq vendin derisa presidentja Osmani nuk po e përfill rolin e vet kushtetues.

“Presidentja ka obligim kushtetues t’a mbrojë në aspektin apolitik pozitën e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Cana duke theksuar se presidentja Osmani “është një notere e tij (Kurtit)”.

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari ka theksuar se Kurti i ka bashkuar të gjithë aleatët euroatlantikë kundër Kosovës. “Në këtë situatë ajo çfarë nuk mund të ëndërronte Vuçiqi ajo i ka ndodhur, një problem poltik është shndërruar në një problem të sigurisë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika